23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykata Penale bllokon llogaritë e klinikës “Zhan Mitrev”, spitali ankohet

Klinika Zhan Mitrev informon se një ditë para se të fillojë procesi gjyqësor, Gjykata Penale ka sjellë vendim për bllokimin e llogarive të spitalit. Me masat e sjellura, tërësisht bllokohet puna e spitalit, informon Zhurnal.

Nga spitali ankohen për këtë vendim të penales.

Prej atje thonë se spitali nuk është në mundësi që të paguajë obligimet ndaj bankave dhe garantojnë se asnjë pacient nuk do të lihet pas dore.

“Klinika nga sot nuk është në mundësi të paguajë obligimet ndaj bankave. Do të bëjmë gjithçka në mundësitë tona dhe mjekimi i asnjë pacienti nuk do të vihet në pikëpyetje edhe pse, veprimet e gjykatës penale, e me kërkesë të prokurorisë shkojnë në drejtim tjetër, drejt mbylljes”, thonë nga spitali.

Prej atje kërkojnë gjykim fer derisa të vërtetohen akuzat kundër tyre.

“Potencojmë se vendimi i tillë i penales është në kundërshtim me parimet e prezumimit të pafajësisë dhe krijon presion të papërmbajtshëm”, thuhet në reagimin e klinikës “Zhan Mitrev”./Zhurnal.mk

Të fundit