19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykimi për organizuesit e 27 prillit vazhdon më 15 maj, do të dëshmojnë Stefan Mlladenovski dhe Vesel Memedi

Gjykimi për organizuesit e dhunës së 27 prillit në Kuvend vazhdon më 15 maj të këtij viti, kur duhet tl dëgjohen dëshmitarët Stefan Mlladenovski dhe Vesel Memedi.

Në seancën e sotme dëshmoi Antonio Koçkov, i cili tha se është anëtar i VMRO-DPMNE-së dhe i ka mbështetur protestat e lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.

“Kishim grup viberi përmes të cilit komunikonim dhe ku thuhej se kur dhe ku dihet të tubohemi”, deklaroi dëshmitari.

Më 27 prill 2017, nuk ka qenë në protesta, por kishte ardhur më vonë se hyrja në Kuvend.

“Hymë në Kuvend në sallë. Meqenëse ishte shumë nxehtë dhe tashmë më panë se jam i pranishëm, dëshirova të shkoj. Kur u nisa, u ngjita shkallëve, sepse nuk e dija si të dal. Më pas zbrita poshtë, ktheva majtas dhe në të vërtetë hyra në sallë ku i rrihnin deputetët”, deklaroi dëshmitari.

Në pyetjen nga prokurorja Villma Ruskovska, të. sqarojë kush duhej ta shohë, dëshmitari tha se ka pasur njerëz nga partia të cilët e kanë ndihmuar dhe ka dashur t’u falënderohet dhe t’i mbështesë.

“Unë e di se VMRO-DPMNE publikisht i mbështiste protestat. Kjo ishte edhe në televizion. Unë nuk di të them nëse i ka organizuar apo vetëm i ka mbështetur”, deklaroi dëshmitari.

Procesin gjyqësor e udhëheqë gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Villma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari ni Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Sipas PTHP-së, të dyshuarit në fillim të vitit 2017 kanë përgatitur dhe realizuar plan me qëllim për të pamundësuar pranim-dorëzim të qetë të pushtetit. Për atë qëllim, i organizuan edhe materialisht i mbështetën protestat masovike, së pari para KSHZ-së, e më pas edhe protestat e lë[vizjes “Për Maqedoni të përbashkët” të cilat kulminuan me hyrjen e dhunshme në Kuvend më 27 prill.

“Të dyshuarit si organizues e kyçën tërë strukturën partiake dhe mjetet materiale për përmbushje të qëllimit dhe mundësuan ulje të vazhdueshme të numrit të nëpunësve policorë për sigurimin e protestave. Me qëllim që ta rrezikojnë rendin kushtetues dhe sigurinë, ditën kritike organizuan hyrja të papengueshme të masave popullore në Kuvend, përfshinë shoqata patriotike dhe angazhuan persona për kryerje të dhunës. Njëherit nga selia e partisë politike vazhdimisht e mobilizonin anëtarësinë e partisë nga Shkupi dhe nga qytetet e tjera. Në të njejtën kohë, një nga të dyshuarit me automjet, pronë e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, ka sjellë armë zjarri dhe jelekë antiplumb para Kuvendit të RM-së që ishin dedikuar për persona që protestojnë he kanë përvojë me armë. Me këto aktivitete të dyshuarit shkaktuan ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës tek qytetarët”, ceket në aktakuzën e PTHP-së.

Në hetim u përfshinë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-zbuluesi Nikolla Boshkovski, por procedura për ta është ndërprerë derisa nuk janë të kapshëm për organet e ndjekjes. ab/

Të fundit