24/04/2024
14.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjykimi për Rashkovskin, avokati tenton të shtyjë seancën, gjykatësi nuk pranon

Në dhjetë minutat e para nga fillimi i gjykimit për ish sekretarin gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski, avokati i tij kërkoi shtyerje të seancës. Kërkesë të njejtë dorëzoi dhe avokatja Suzana Joshevska Anastasovska, avokate e Ivica Dimitrovski, i akuzuar tjetër në këtë lëndë.

Përshkak se Ivana Trajçeva është me mandat të skaduar, e Prokuroria nuk ka mjaftueshëm prokurorë, në seancë si përfaqësues erdhi shefja Villma Ruskoska, transmeton Zhurnal.

“MEndoj se nuk janë përmbushur kushtet të mbahet debat kryesor, sepse nga rezultatet pas vendimit për ndarjen e dëshmive, varet teoria e rastit ttë mbrojtjes, por edhe Prokurorisë Publike. Kjo është gjithsesi relevante, për vet fillimin, si dhe për dhënien e fjalës hyrëse”, tha avokati i Rashkovskit.

Në këtë kërkesë u bashkangjit edhe Josevska Anastasovska, avokate.

“Për këtë duhet vendim i plotfuqishëm që të inkuadrohemi drejt fjalive hyrëse të cilat duhet të shënojnë trajektorjen e mbrojtjes, si dhe vet akuzës”, tha ajo.

Por Gjykata i refuzoi këto kërkesa.

“Këshilli kishte parashysh atë moment se lënda ishte në Apel. Mirëpo, e kërkoi lëndën me të gjitha shkrimet që të kthehet sepse kjo nuk është pengesë për veprim. Në çdo fazë të procedurës mund të ndahen dëshmi. Nuk ka kufizim në ligj. Për momentin meret vendim për refuzim të propozimit si të pabazë. Propozimi për shtyerje nuk pranohet”, tha gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska.//Zhurnal.mk

Të fundit