26/05/2022
20 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gjysmëvjetori i dytë fillon nesër me prani fizike

Gjysmëvjetori i dytë në shkolla në Maqedoninë e Veriut do të fillojë me prezencë fizike, pasi siç tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, situata epidemiologjike e lejon këtë dhe Ministria e Shëndetësisë do të bëjë kontrolle.

Nëse virusi përhapet në një qark, komunë apo qytet të caktuar, ministri paralajmëroi se do të merren masa, përcjell INA.

“Sipas të dhënave tona, për momentin nuk ka nevojë për mësim online, sepse situata epidemiologjike ndryshon çdo javë dhe në bazë të këtyre të dhënave ne marrim vendime. Kjo do të thotë se nga 1 shkurti mësimi do të fillojë me prani fizike në shkolla dhe si ministri do të merren masa parandaluese dhe kontrolle. Në varësi të rajonit, qytetit apo komunës, nëse shfaqet një epidemi, do të merren masa”, theksoi ministri Bekim Sali.

Por nga ana tjetër, Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) dje ka kërkuar nga Qeveria që të rishqyrtojë vendimin për fillimin e gjysmës së dytë të vitit me prezencë fizike. Ata besojnë se në një situatë ku numri i pacientëve të rinj po rritet, duhet të fillojë mësimi online në dy javët e para dhe më pas të merret parasysh situata epidemiologjike për të filluar me praninë fizike. (INA)

Të fundit