Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Gordana Jankulloska dëshmoi për “Monstrën” - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Gordana Jankulloska dëshmoi për “Monstrën”

(MIA) – Hakmarrje gjaku, kontest pronësor, qërim hesapesh personale, kanë qenë informacionet për vrasjen e katër djelmoshave dhe peshkatarit në Liqenin e Smillkovës, të cilët i kanë ardhur Gordana Jankulloskës e cila në vitin 2012 ishte ministre e Punëve të Brendshme.

Ajo sot në dëshminë e saj për lëndën “Monstra” tha se një pjesë të informacioneve kanë mbajtur, por një pjesë janë hedhur poshtë menjëherë.

Pyetjes së prokurores Fatime Fetai nëse është takuar me Sasho Mijallkov se në “bombat” e 29 janarit 2013 të cilat janë lëshuar në gjykatë ai i ka thënë se ka analizë për rastin dhe se do t’ia prezentojë, Jankulloska tha se nuk i kujtohet se ka marrë pjesë në një prezentim të tillë.

Fetai e përkujtoi se edhe përfaqësues ndërkombëtarë kanë marrë pjesë në atë prezentim. Jankulloska, sërish, tha se ajo ka mbajtur më shumë takime me bashkësinë ndërkombëtare rreth ngjarjes.

Prokurorja Fetai e pyeti nëse i kujtohet se ka biseduar për konsultime politike rreth ekstradimit të të dyshuarve me ish-ministrin e Drejtësisë, Blerim Bexheti, ku bëjnë “pazar” nëse t’i sjellin të dyshuarit para ose pas zgjedhjeve, Jankullovska tha se ajo ka pasur më shumë biseda dhe është konsultuar për aktivitetet rreth rastit dhe jo politikisht.

Në pyetjen nëse ka pasur informacion para ngjarjes se diçka do të ndodhë, ajo tha se nuk ka pasur kurrfarë informacioni.

Para gjykatës sot duhet të dëshmojnë edhe ish-drejtori i BSP, Lupço Todorovski dhe Sinisha Aleksovski, këshilltar në kabinetin e ish-presidentit, Gjorge Ivanov. shk/

Foto: MIA arkiv

Related posts

Ahmeti pas zgjedhjeve: Asnjëherë nuk do të ju zhgënjej

Televizioni Koha

Ricaktohet mbledhja për Ligjin për prokurori publike

Televizioni Koha

Regjim i ndryshuar i komunikacionit në rrugën magjistrale Grupçinë – Tetovë

Televizioni Koha

Leave a Comment