29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gostivari dekoron mjekët Demiri, Cana dhe Neshkovski për luftën e tyre kundër pandemisë (VIDEO)

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka dekoruar mjekët e njohur Ilir Demiri, Fadil Cana dhe tashmë të ndjerin Trajçe Neshkovski. Në komunën e Gostivarit, ata janë dekoruar për kontributin e dhënë në luftën kundër pandemisë Covid 19.

Demiri dhe Cana janë ndër infektologët më të njohur në Maqedoninë e Veriut, e veçanërisht profesionalizmi i tyre erdhi në shprehje gjatë kësaj pandemie, duke shpëtuar qindra e mijëra jetë të qytetarëve. I tillë ishte edhe tashmë i ndjeri Neshkovski, poashtu nga Gostivari, i cili humbi jetën para ca kohe në një aksident tragjik në Shkup.

Mirënjohjet në emër të tyre i ka pranuar doktor Fadil Cana.

Të fundit