18/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Gratë të cilat vuajnë dënim me burg, do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar ndryshimet e Rregullores për procedurat e vendosjes, klasifikimit dhe zhvendosjes së personave të dënuar në Institucionet ndëshkuese-korrektuese.

Me këto ndryshime, siç kumtoi Ministria e Drejtësisl, gratë dhe vajzat të cilat vuajnë dënim me burg do t’i kenë të drejtat dhe lehtësimet e njëjta si meshkujt.

“Me ndryshimet është paraparë që, nëse personi i dënuar i gjinisë femërore, e që është dënuar me burgim deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin me burg deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë përfitimet në përputhshmëri me rregulloren dhe rendin shtëpiak të INK ‘Idrizovë’”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Me ndryshimet në Rregullore nuk do të ketë më diskriminim ndaj të dënuarve gra dhe vajza në departamentin e grave dhe vajzave, krahasuar me të dënuarit meshkuj.

Të fundit