20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grekët e mbështesin vendimin e Micotakisit për mbylljen e kufirit në Evros

Mbështetje për vendimin e qeverisë greke për të mbyllur kufirin me Greqinë në Evros shprehin 90 për qind e qytetarëve të anketuar në sondazhin e kryer nga agjencia “Opinion Poll” për gazetën greke “Proto tema”, njoftoi korrespondentja e MIA-së nga Athina.

Në pyetjen se a mendojnë qe “Micotakis dhe qeveria greke reagojnë siç duhet në kërcënimin e Erdoganit, duke e mbyllur kështu kufirin dhe duke ndërmarrë iniciativa ndërkombëtare”, nëntë nga dhjetë të anketuarit u përgjigjën “po” (78 për qind) ose “me siguri po” (9 për qind).

Paralelisht, 81 për qind e të anketuarve janë pajtuar që qeveria të ndërmarrë pozicion më të fortë dhe më të ashpër në çështjen e refugjatëve/emigrantëve.

Në lidhje me atë se a mendojnë që ajo që po ndodh në Evros është “kërcënim asimetrik për vendin”, siç në fakt pretendon qeveria, 83 për qind u përgjigjen pozitivisht, gjegjësisht 66 për qind thonë “po”, ndërsa 17 për qind “me siguri po”.

Gati se gjashtë nga dhjetë të anketuarit mendojnë se për kryeministrin grek është sukses vizita në Evros me krerët e institucioneve evropiane.

Për qëndrimin e SIRIZA-s, 62 për qind e të anketuarve thanë se nuk janë të kënaqur nga pozita e partisë opozitare.

Gjysma e të anketuarve, gjegjësisht 51 për qind, thonë se nuk janë optimist për trajtimin e çështjes me refugjatët/emigrantët në Greqi, kundër 47 për qind të cilët shprehin optimizëm.

Në lidhje me renditjen e forcave në skenën politikë greke, sipas studimit të opinionit publik për “Proto tema”, Demokracia e re është e para me 38,8 për qind, 18 për qind më shumë se SIRIZA opozitare (20,8 për qind), më pas vijojnë Partia Komuniste, Lëvizja për ndryshim, Zgjidhja greke dhe Mera25. sr/ls/fab

Të fundit