29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia e hapur për turistë, por në pajtim me listën e BE-së, për Maqedoninë e Veriut kufijtë mbeten të mbyllura

Greqia sot i hap aeroportet rajonale, një pjesë të vendkalimeve tokësore kufitare dhe një pjesë të porteve për turistë nga Bashkimi Evropian, nga Shengen Zona, si dhe për shtetasit e vendeve të treta, të cilët u gjetën në listën që dje e kumtoi BE-ja, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina,

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kufijtë drejt Greqisë edhe më tej do të mbesin të mbyllura deri më 15 korrik të vitit 2020, duke e pasur parasysh atë se fqinji jugor llogaritet sipas vendimeve në nivel evropian.

“Greqia duke e ndjekur rekomandimin evropian e zgjeron mundësinë për hyrje në vend edhe për banorët e përhershëm të vendeve të treta (lista do të azhurnohet në 15 ditë): Algjeri, Australi, Gjeorgji, Japoni, Kanada, Marok, Mal të Zi, Zelandë e Re, Kore të Jugut, Ruanda, Serbi, Uruguaj, Tajlandë, Tunizi, Kinë (do të shqyrtohet në bazë të reciprocitetit)”, kumtoi dje zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas.

Lidhur me kufijtë tokësorë, në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë janë lejuar kalime vetëm për arsye esenciale, gjegjësisht për anëtarë të familjeve të shtetasve evropianë, të punësuar në sektorin shëndetësor, persona të cilët kujdesen për personat e moshuar, punonjësit sezonalë në sektorin bujqësor, të punësuarit në transport, diplomatë, personeli ushtarak ndërkombëtar, punonjës humanitarë të cilët janë në detyrë, udhëtarë transit, udhëtarë të cilët udhëtojnë për arsye të nevojshme familjare, studentë.

Në kufi me Bullgarinë, turistët do të mund të hyjnë në Greqi vetëm përmes vendkalimit kufitar Promahonas, siç ka qenë deri më tani.

Prej sot hapen shtatë vendkalimet tokësore kufitare, një me Maqedoninë e Veriut (Evzoni) dhe nga dy me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Lista me vendet e treta vlen edhe për fluturimet ndërkombëtare të aeroporteve në tërë Greqinë, gjegjësisht edhe për transportin me aeroplan, vazhdon të vlejë ndalesa për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

Agjencia për aviacion civil të Greqisë ka dhënë udhëzime të reja, sipas të cilave ndalesa për hyrjen e shtetasve nga vendet të cilat nuk janë në BE, vazhdon të vlejë deri më 15 korrik të vitit 2020. Përjashtim janë shtetet nga lista evropiane.

Përveç aeroportit të Athinës i cili aspak nuk është mbyllur gjatë karantinës dhe aeroporti i Selanikut që u hap më 15 qershor, prej sot lejohen fluturime ndërkombëtare ndaj të gjitha aeroporteve në Greqi, ndërsa deri më 15 korrik ndalohen fluturimet direkte nga Britania e Madhe dhe Suedia.

Lidhur me komunikacionin ndërkombëtar detar, janë hapur portet në qytetet greke Patra dhe Igumenica.

Turistët në Greqi do të vijnë pa test dhe pa karantinë, por do të kenë obligim, së paku 48 orë para udhëtimit të kenë plotësuar formular të posaçëm “Passenger Locator Form (PLF)”, të kapshëm në faqen e internetit https://travel.gov.gr/#/ .

Pasi që në disa hapa do t’i plotësojnë të gjitha të dhënat e nevojshme, që do të marrin një barkod të vetëm (QR code), sipas të cilit do të bëhet edhe selektimi i udhëtarëve dhe cilët do të testohen për Kovid-19. Formularin në version elektronik apo të shtypur do të duhet vizitorët ta tregojnë gjatë arritjes në vendkalimin kufitar, në aeroport apo në port.

Varësisht nga kodi i secili person, udhëtarët ose do të dërgohen në pjesën për testim ose do t’u lejohet ta vazhdojnë udhëtimin drejt destinacionit të tyre të fundit, por do të marrin informata dhe udhëzime nga nëpunësit kufitarë se çka duhet të bëjnë në rast se u paraqiten simptome, përkatësisht se duhet ta kontaktojnë Organizatën nacionale greke për shëndet publik.

Në pajtim me barkodet do të bëhen edhe teste të qëllimta për Kovid-19 në të gjitha pikat hyrëse në Greqi, ndërsa secili që do të testohet, nevojitet të qëndrojë një ditë në vetëizolim në hotelin apo objektin turistik ku do të vendosen, derisa t’i marrin reultatet nga testi. Nëse është negativ, do ta vazhdojnë poushimin. Në rast se testi del pozitiv, 14 ditë do të jenë në karantinë shtetërore në hotelet speciale për karantinim.

Në kufijtë tokësorë, është paraparë testet t’i bëjnë përfaqësuesit e Organitatës nacionale për shëndet publik, ndërkaq në aeroportet rajonale në ishuj dhe në portet në të cilat do të arrijnë anije kroçere, përgjegjësinë do ta kenë personat shëndetësorë nga ushtria greke.

Pas urdhërit të ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Panajotopullos në tre muajt në vijim, 126 përfaqësues të armatës do të sistemohen në 22 aeroporte dhe në katër pika në vend për turistë nga anijet kroçere.

Siç kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, përfaqësuesit e ushtrisë do të jenë kompetentë për marrjen e kampioneve për test të udhëtarëve, ndërsa numri i testeve, analizave dhe rezultateve janë në përgjegjësi të Organizatës nacionale për shëndet publik dhe Ministrisë greke të Shëndetësisë.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në mbledhjen e djeshme qeveritare tha se kanë bërë përgatitjen më të mirë të mundshme për fillimin e sezonit turistik, duke shtuar se nuk ka lëshime në çështjet lidhur me sigurinë dhe shëndetin publik.

Athina zyrtare, theksin e vendosë në sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit publik edhe të turistëve edhe të popullatës lokale, por edhe të punonjësve turistikë. fb/ab/

zyrtarisht do të hapë disa prej pikave kufitare me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë, por gjatë ditës së sotme do të dihet nëse kjo do të thotë edhe leje për hyrje tek fqinji jugor për shtetasit maqedonas, shqiptarë dhe turq, duke pasur parasysh se ata janë nga vendet e treta, jashtë BE-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Fqinji jugor i pret vendime në nivelin evropian, gjegjësisht çka do të vendosin anëtaret e Unionit, që më pas ta komunikojë edhe pozicionin grek.

Lidhur me lidhjet ajrore, detare dhe tokësore nga dhe drejt Greqisë me vendet që nuk janë në BE, burimet e Qeverisë greke, mbrëmë, siç raportoi nga MIA, informuan se lista e vendeve të treta për të cilat Greqia do të lejojë hyrjen, do të do të finalizohen sot, pasi të përfundojnë konsultimet në nivelin e Bashkimit Evropian për çështjen specifike.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Pecas në brifingun e djeshëm me gazetarë, siç publikoi tashmë MIA, shpjegoi se ata janë në pritje të vendimeve të Bashkimit Evropian për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta, dhe tha se bëhet fjalë për një diskutim të vështirë dhe se të gjitha vendet duhet të pajtohen, por theksoi se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje në nivel Evropian, Greqia do ta kumtojë qëndrimin e saj.

Mediat në Greqi, ditët e kaluara, duke iu referuar burimeve të BE-së, shkruanin se për një numër të vendeve të treta ndalesa e fluturimeve në vendet e BE-së do të vazhdojë, ndërsa në mesin e vendeve për të cilat vlen ndalimi, u përmend Maqedonia e Veriut.

Greqia, nesër do të hapë 27 aeroporte rajonale për fluturime ndërkombëtare, shtatë vendkalime kufitare tokësore dhe shtatë porte për hyrje.

Nga pikat kufitare do të hapen një me Maqedoninë e Veriut (Evzoni) dhe nga dy me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Turqinë.

Të fundit