29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia i kalon 1 mijë të infektuar me koronavirus, 32 të vdekur

Greqia ka shkuar në 1061 persona të infektuar nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore thanë se në 24 orët e fundit u identifikuan 95 raste të reja me virusin e ri.

Nga të infektuarit 69 janë terai intensive dhe kanë një moshë mesatare 67 vjec.

Në total numri i vdekjeve ka shkuar në 32, ku mosha mesatare e viktimave është 73 vjec.

Deri më tani, në Greqi janë kryer më shumë se 14,363 teste për koronavirus, ndërsa për pacientët qëndrimi mesatar në spital është 10 ditë. Koha mesatare për simptoma alarmante është rreth 5 ditë pas infeksionit.

/Ora News.tv/

Të fundit