18/04/2024
5.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia pajtohet me qëndrimin të mos ketë ndarje të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje, ka thënë kryeministri grek Kirijakos Micotakis lidhur me perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, në bisedime me gazetarët grekë pas takimit me kryepeshkopin amerikan dhe pranimin në konsullatën e Greqisë në Nju-Jork.

Siç njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, Micotakis para gazetarëve ka  folur për shumë tema, mes të cilave edhe për të drejtën e votës së grekëve të cilët jetojnë jashtë vendit, për vendin si destinacion investues, për çështjen qipriote, si dhe për takimet me Rexhep Taip Erdogan dhe me Zoran Zaev dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina,

“Vendet e Bashkimit Evropian do ta vlerësojnë vijimin e dy shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe në mënyrë adekuate do të vendosen hapat e ardhshëm. Pajtohemi me qëndrimin që mbizotëron në Evropë se nuk duhet të ketë ndarje”, u ka thënë Micotakis gazetarëve grekë sipas ANA-MPA.

Agjencia greke e lajmeve shton se “Zaev kërkon të ekzistojë trajtim ndryshe sepse konsideron se vendi i tij i realizon të gjitha parakushtet, pavarësisht nga ajo që do të ndodh me Shqipërinë”. ..

Të fundit