25/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Greqia ka shtyrë sërish masat kufizuese me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqinë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria greke ka vendosur që të mbahen kufijtë e bllokuar deri më 25 tetor.

Kështu mbetet në fuqi kalimi i kufirit për shtetasit që kanë leje qëndrimi në Greqi, shtetasit grekë dhe punonjësit sezonalë, ndërsa ndalohet të udhëtojnë personat për qëllime turistike.

Mbetet në fuqi edhe masa e testit negativ PCR Covid-19 jo më herët se 72 orë para udhëtimit.

Doganat mes dy vendeve do të mbyllen në orën 23.00 deri në 07.00 të mëngjesit çdo ditë, mbetet në fuqi numri i personave që do të lejohet të kalojnë në Kakavijë 750 persona dhe 300 në Kapshticë, ndërsa të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi, duhet të karantinohen për 7 ditë në banesën e tyre.

Të fundit