Gripi ka marrë jetën edhe të pesë personave, gjithsej 28 viktima – Tv Koha
Maqedoni

Gripi ka marrë jetën edhe të pesë personave, gjithsej 28 viktima

Gjatë javës së kaluar, janë regjistruar pesë raste të vdekjes të shkaktuara nga gripi, prej të cilave tek dy persona është konfirmuar sëmundje e mëparshme kronike. Pesë pacientët që kanë ndërruar jetë nga gripi janë nga Shkupi, Delçeva, Kriva Pallanka, Ohri dhe Tetova, në moshë prej 39-75 vjeçare, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Tek tre prej viktimave është izoluar virusi i gripit A(H1pdm) virusi i gripit, ndërsa tek një i tipit A.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga gripi gjatë sezonit 2018/2019 deri tani është 28.

Gjatë javës së 13-të të vitit 2019 (25.03- 31. 03.2019), janë raportuar 478 raste me sëmundje të ngjashme me gripin, që është për 51 për qind më pak në krahasim me javën paraprake.

Në krahasim me javën e 13-të të sezonit të kaluar numri i personave me grip është rritur për 23,8 për qind.

Related posts

Filipçe: Vaksinimi i nxënësve të shtyhet për dy muaj

Televizioni Koha

Zaev: Me bullgarët dëshiruam të bëhemi vëllezër, për një çast shprehën dëshirë të na bëhen baballarë

Televizioni Koha

Tërmet në Tetovë e Gostivar

Televizioni Koha

Leave a Comment