29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Ngritja dhe mbështetja e institucioneve kulturore do jetë në fokus të punës tonë

Në Teatrin shqiptar në Shkup sonte është shfaqur drama ‘Shfaqja që shkon mbrapsht’ me regji nga Agon Myftarit, ngjarje kjo kulturore në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit.

I pranishëm ka qenë dhe Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i cili në postimin e tij në rrjetet sociale ka thënë se projektet e tilla tregojnë se gjatë këtyre viteve nuk ka munguar avancimi i kulturës shqiptare.

Ja postimi i Grubit:

Natë e përsosur në Teatrin Shqiptar ku me kënaqësi ndoqëm ‘Shfaqja që shkon mbrapsht’, në regji të Agon Myftarit.

Me ç’rast, shpreh përgëzime për organizimin dhe për gjithë aktorët pjesëmarës.

Në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, projekte të tilla tregojnë se gjatë këtyre viteve angazhimi jonë për avancimin e kulturës shqiptare nuk ka munguar.

Ngritja dhe mbështetja e institucioneve kulturore do të jetë në fokus të punës tonë në të ardhmen.

Të fundit