28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi realizoi takim me ambasadoren e re gjermane, Petra Dreksler

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi realizoi takim me ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Petra Dreksler.

Procesi i skriningut dhe rruga e integrimit europian, reformat në vend, ndryshimet kushtetuese si dhe zhvillimi ekonomik, ishin tema të bisedës mes Grubit dhe Dreksler.

Duke i dëshiruar mirëseardhje dhe sukses në mandatin e saj, Grubi vlerësoi se të dy vendet tradicionalisht kanë pasur raporte miqësore dhe si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë, Republika e Maqedonisë së Veriut sot tek Republika Federale e Gjermanisë sheh një partner strategjik.

Ambasadorja Dreksler vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve duke thënë se njëjte duhet vazhduar edhe më tej në avancimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe për sigurimin e mbështetjes më të gjerë për vazhdimin e fazës tjetër të negociatave, ku Grubi e informoi ambasadoren gjermane për frontin e përbashkët pro-europian si dhe iniciativën për fillimin e ndryshimeve kushtetuese.

Republika Federale e Gjermanisë është mbështetëse e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Të fundit