24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi realizoi takim me përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perendimor, Adrian Davidoiu

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim përfaqësuesin rumun për Ballkanin Perëndimor z. Adrian Davidoiu, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Rumanisë, znj. Monica Axinte.

Ndryshimet kushtetuese, procesi i integrimit dhe dialogu mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ishin tema të cilat u biseduan në takimin mes Grubit dhe Davidoiu.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan rreth situatës aktuale politike në vend dhe rajon, rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe realizimin e reformave për përshpejtimin e procesit drejtë eurointegrimit, procesi i cili ka mbështetjen e vazhdueshme politike dhe teknike të Rumanisë.

Grubi elaboroi planin qeveritar për zbatim të marrëveshjes europiane dhe ndryshimet kushtetuese duke theksuar bindjen për sukses dhe vazhdimësi të rrugës europiane.

Grubi është shprehur gjithashtu i bindur se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është historike dhe e drejtë jo vetëm për dy vendet por edhe për mbarë rajonin sepse propozimi europian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve dhe do të hap rrugën për integrim në Bashkimin Europian, si dhe sinjal i rëndësishëm pozitiv për Ballkanin Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare.

Të fundit