29/03/2024
9.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grubi: Spasovski ka bërë humor me Bushin

Artan Grubi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Zoran Zaevit, ka sqaruar momentin e shumëpërfolur të para disa ditëve, ku ministri Spasovski ia ndaloi të drejtën e fjalës zëvendësit shqiptar, Nazim Bushi. Me arsyetimin se “ai është i dënuar dhe nuk mund të përgjigjet”, Spasovski nuk e lejoi Bushin e BDl’së që të sqarojë fotografinë ku krerët e kësaj partie festuan pa maska ditëlindjen e Ahmetit, përcjell in7.

Grubi në emisionin Click Plus theksoi se kjo nuk ka qënë e qëllimshme dhe se Spasovski ka dashur të bëjë shaka me Bushin.

“Ai nuk ka humor të spikatur”, tha mes tjerash Grubi duke e arsyetuar momentin e sikletshëm që bëri bujë të madhe në media.

Sipas Grubit, Spasovski ua ka sqaruar rastin edhe krerëve të BDl’së./in7.tv/

Të fundit