19/04/2024
3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grupi i Zjarrit: Është momenti të propozojmë ligj për statusin e familjeve të dëshmorëve të UÇK-së

Grupi i zjarrit edhe zyrtarisht paraqitet si fraksion i BDI-së. Visar Ganiu nga ky grup sot para mediave ritheksoi dhe njëherë se organet e BDI-së nuk funksionojnë sipas statutit të kësaj partie. Sipas tij zgjedhjet partiake brenda BDI-së janë jo-legjitime dhe jo-statutare. Ganiu madje akuzoi se politik-bërja dhe vendimet politike në BDI bëhen ekskluzivisht nga ministrat e këtij subjekti dhe se në raportin e tyre nuk përmendet askund UÇK-ja.

“Ne deklarojmë publikisht se kemi pasur dallime politike rreth zbatimit në praktik të gjuhës shqipe. Ne shprehim qëndrimin tonë se është momenti politik që nofka 20 për qind për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta. Në raportin e ministrave nuk përmendet askund kontributi i UÇK-së, ne vlerësojmë se jemi të gatshëm që të bëjmë propozim ligj për rregullimin e statusit familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës”, deklaroi Ganiu.

Ndërkohë sa i përket funksionimit të tyre si fraksion brenda BDI-së, Ganiu tha:

“Ne edhe zyrtarisht ju drejtohemi sot si fraksion i BDI-së. Ne vlerësojmë se është akt demokratik shprehja e mendimit ndryshe. Funksionimi si grup i veçantë në kuadër të partisë sonë. Kjo i ndihmon partisë që të korrigjoj lëshimet gjatë funksionimit dhe orientimit në aspektin organizativ dhe politikë. Fatkeqësisht tre vite me radhë kemi ngritur alarmin se nuk respektohet statuti dhe programi i BDI-së. Gjë të cilën e dëshmon më së mirë mos-themelimi i organeve partiake për këto vite. Megjithatë sot qëndrojmë para jush si fraksion dhe zotohemi se do të jemi zëri i pakontestueshëm i nevojave dhe kërkesa e jo vetëm të elektoratit tonë por gjithë shqiptarëve dhe se këtë zë dhe këtë zotim tonin nuk e heshtim me asnjë kusht. Për ne zëri i popullit është mbi gjithçka”, tha Visar Ganiu, nga Grupi i Zjarrit.

Të fundit