16/04/2024
19.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Grupi i Zjarrit inicion heqjen e 20 përqindëshit nga Kushtetuta

Deputetët Izet Mexhiti, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi njoftojnë se në Komisionin për ndryshimet Kushtetuese në Ministrinë e Drejtësisë kanë dorëzuar iniciativë për ndryshime kushtetuese sa i përket çështjes bullgare por edhe për heqjen e përkufizimit 20 për qind sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Propozimi u dorëzua nga përfaqësues të Forumit Rinor të BDI-së që janë pjesë e fraksionit.

“Me këtë nismë edhe njëherë riafirmojmë qëndrimin tonë se jemi pro ndryshimeve kushtetuese sa i përket çështjes bullgare dhe rrjedhimisht qëndrojmë fuqishëm në rrugën evropiane. Por njëkohësisht vlerësojmë se është momenti politik që përkufizimi 20 % për gjuhën shqipe të hiqet nga Kushtetuta sepse fundja Kushtetuta nuk hapet çdo ditë dhe tani e kemi rastin njëkohësisht zbatimin e gjuhës shqipe ta vëmë në vendin e merituar”, tha Jetmir Asani, Forumi Rinor, fraksioni në BDI. /Alsat.mk

Të fundit