25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Guteresh kërkoi heqjen e sanksioneve gjatë kohës së pandemisë së Kovid-19

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh në Samitin e G-20 ka bërë thirrje për heqjen e plotë të sanksioneve ndaj tetë shteteve, të vendosura kryesisht nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet të luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit të ri.

Në një letër të përbashkët, ambasadorët nga Rusia, Kina, Koreja e Veriut, Irani, Siria, Venezuela, Kuba dhe Nikaragua i bënë thirrje Gutereshit që të “hedh poshtë politizimin e një pandemie të tillë”.

Ambasadorët në letër theksuan se kanë marrë udhëzime nga ministrat e tyre të Punëve të Jashtme, por nuk emëruan asnjë vend, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për “masat e dhunshme, joligjore për presion ekonomik”.

SHBA-ja nuk ka vendosur sanksione ndaj këtyre vendeve, vetëm kundrejt Kinës, ndërsa Kuba është përjashtuar nga sanksionet e BE-së. bs/bsh/

Të fundit