20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hajredini ish-ministri i Financave : Unë e kam nënshkruar marrëveshjen për Korridorin 8 në Maqedoni ,e jo këta që tani luajnë futboll nëpër zyra (Video)

Ish-ministri i Financave, gjatë periudhës 1992-1994, Xhevdet Hajredini, në një pronocim për gazetën LAJM, ka thënë se në kohën kur ai ka qenë ministër, është ndërtuar autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar, pjesë e Korridorit 8. Duke komentuar pompozitetin me të cilin u paralajmërua nisja e punimeve për austostradën nga Tetova deri në Qafthanë, Hajredini kritikoi pushtetarët aktual, për lavdatat që ia thurrin vetes. Ai nuk beson që punimet për ndërtimin e këtij segmenti rrugor do të përfundojnë në kohë, pasi thotë, Qeveria LSDM-BDI nuk ka qenë e aftë që për 6 vite të ndërtojë 2 kilometra të autostradës Shkup-Bllacë.

“Unë e kam nënshkruar marrëveshjen me Bankën Botërore, por nuk më ka shkuar mendja as atëherë, as sot të them se unë kam meritë për atë. Pra, në kohën kur unë isha ministër i Financave është ndërtuar autostrada Shkup-Tetovë-Gostivar. Unë i kam nënshkruar në Uashington marrëveshjet për linjat kreditore për ndërtimin e autostradave. Merreni me mend, këta që tani luajnë futboll nëpër zyra t’i kishin përjetuar gjërat e tilla, kush do t’i duronte”, tha mes tjerash Hajredini. Prononcimin e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Të fundit