Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se prej sot do të fillojë shpërndarja e pakove ushqimore në disa komuna të Maqedonisë.

Ai thotë se pakot do t’u dorëzohen komunave, të cilat më pas do t’i shpërndajnë tek familjet nevojtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Komunat qe do te dërgohen pakot janë:

Shkup – Çair 100 pako
Shkup – Saraj 70 pako
Shkup – Shutkë 30 pako
Shkup – Studeniçan 30 pako
Shkup – Haraçinë 70 pako
Shkup – Hasanbeg 70 pako
Tanush Brez Malin – 60 pako
Kumanovë – Te Afrim Ismaili 70 pako
Kumanovë – Komuna e Likoves 140 pako
Tetove – 150 pako
Gostivar – 150 pako
Struge – 70 pako
Kërçovë – 80 pako
Dibër – 70 pako
Komuna e Dollnenit – 70 pako.