21/05/2022
26.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Haliti: Pagat e marsit në administratën publike nuk do të jenë më të vogla se paga minimale

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës publike, Admirim Haliti, ka thënë se në muajin prill punonjësit në administratën publike nuk do të marrin pagë më të vogël se paga minimale e garantuar me ligj.

“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me sindikatat. Ligji i cili duhet ta harmonizojë pagën minimale tashmë është në Parlament dhe sipas informatave tona më pesë prill duhet të votohet. Kjo do të zgjidhë problemin me pagën minimale. Lidhur me kërkesat e tjera të sindikatave për rritje të pagave në nivelet e tjera, ne si Qeveri dhe si Ministri, do e vazhdojmë komunikimin me ata dhe jemi të gatshëm ta bëjmë më të mirën”, tha Haliti.

Ai shtoi se deri më 15 prill të gjithë të punësuarit në administratën publike do të marrin pagë prej 18.000 denarë.

Të fundit