29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Han: Refuzimi i Francës mbart rrezikun e jostabilitetit në rajon

Eurokomisari për Zgjerim Johanes Han përsëri ashpër e kritikoi qëndrimin negativ të Francës dhe refuzimin e liderëve evropianë që të sjellin vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke vlerësuar se pasojat për të dyja vendet dhe për rajonin mund të jenë katastrofale.

Hani në një intervistë për agjencinë austriake APA thotë se pas vendimit negativ të liderëve të BE-së hapet pyetja se a bëhet fjalë për veto të përhershme nga Franca për zgjerimin.

“Sinqerisht thënë pas vendimit të Këshillit të BE-së, ne jemi të pafuqishëm.Megjithatë, duhet të kenë parasysh se 25 vende u deklaruan për hapjen e negociatave”, thekson Hani, duke dërguar kritika për parimin për sjellje të njëzëshme të vendimeve në Këshillin e BE-së, që sipas tij deri më tani disa herë u tregua si joefikas.

Hani thotë se presidenti francez Emanuel Makron kërkon që BE-ja paraprakisht të zbatojë reforma të brendshme gjë që është mbështetur edhe nga disa anëtare të tjera. Por, kjo sipas eurokomisarit, mund të realizohet dhe paralelisht me procesin e anëtarësimit të shteteve kandidate.

“Edhe njëra edhe tjetra do të zgjasin me vite dhe nëse e ndjekim rrugën e Makronit dhe do të shkonim një pas një kjo në praktikë do të nënkuptonte se perspektiva për anëtarësim në BE mund të bëhet realitet pas 30 viteve. Ndërsa, kjo nuk do të ishte kurrfarë perspektive e as nxitje për reformat”, vlerëson Hani.

Eurokomisari për Zgjerim vlerëson se dukshëm Franca për momentin nuk dëshiron kurrfarë zgjerimi të BE-së, ndërsa paralajmërimet se kjo çështje përsëri do të shqyrtohet gjatë kryesimit kroat është “rrëfim i pafund”.

“Mundesh një herë të prolongosh dhe atëherë duhet të kesh argumente. Mundet që për herë të dytë të prolongohet si ishte shembulli me afatet në Bundestagun gjerman në qershor. Por, sinqerisht thënë tani më nuk ka kurrfarë argumentesh dhe besimi në BE për këtë çështje është dëmtuar në ekstrem”, thekson Hani.

Ai dërgon porosi deri te Parisi zyrtar se pranimi i vendeve të reja anëtare nuk është proces revizibil duke theksuar kriteret e Kopenhagës. Ekziston mundësia që negociatat të ndërpriten, nëse konfirmohet regresi i vendit kandidat.

Hani gjithashtu paralajmëron se vendimi negativ i liderëve evropianë sjellë rrezik nga jostabiliteti në të dyja vendet dhe në gjithë Ballkanin Perëndimor. Zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara në Maqedoninë e Veriut, sipas tij, tregojnë se sa e ndjeshme është situatë e brendshme-politike në shtetet e rajonit. Kjo do të ketë ndikim edhe ndaj së ardhmes së dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe ndaj reformave në Bosnje e Hercegovinë të cilët do ta humbin motivimin pas vendimit të BE-së që të mos hap negociata me Shkupin dhe Tiranën”vlerëson eurokomisari për Zgjerim Johanes Han.

Të fundit