25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hapet zyrë për punë sociale në komunën Bogovinjë

Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrijel, sot e vizitoi Zyrën e sapohapur për punë sociale në Kamenjanë praën komunës Bogovinjë. Zyra është pjesë e rrjetit të zyrave që ministria kompetente i hapi në bashkëpunim me komunat për t’i afruar shërbimet sociale deri te qytetarët.

“Gjatë hapjes së zyrave të tilla në 50 komuna, me fokus në mjediset rurale, theksoi zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale. Kohëve të fundit me të vërtetë punojmë në mënyrë intensive dhe do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve, pikërisht për atë edhe hapim zyra lokale të Qendrave për punë sociale”, deklaroi Sanella Shkrijel.

Këtë muaj kjo është zyra e katërt e cila u hap në rajonin e Tetovës. Më 17 janar ishte hapur në Jegunovce, ndërsa javën e kaluar në Zhelinë dhe Bërvenicë. as/sa/

Të fundit