29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Harmonizimi i fito-kontrolleve të produkteve të gatshme bujqësore si mundësi për zhvillimin e shkëmbimit tregëtar Shqipëri – Maqedoni e Veriut

Sot në Tiranë Sekretari shtetëror z. Nefrus Çeliku së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Trajan Dimovskin zhvilluam një takim pune me ministrin shqiptarë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural z. Bledi Çuçi, ku u diskutuan projektet e përbashkëta të nisura, tema me interes të përbashkët, në veçanti shkëmbimin tregtar dhe potenciali që ekziston për avancimin e zhvillimit bujqësor, prodhimin e ushqimit dhe shfrytëzimin maksimal të mundësive për bashkëpunim të mëtejshëm dypalësh.
Si fusha të bashkëpunimit në të ardhmen, janë shkëmbimin i rregulloreve kombëtare dhe harmonizimi i listave të organizmave të dëmshëm, të bimëve, të produkteve bimore dhe njohja e ndërsjellë e analizave laboratorike nga laboratorët fitosanitar të akredituar / të autorizuar, uljen e fito-kontrollave të produkteve të gatshme dhe fleksibilitet më të madh në pjesë e eksportit dhe importit të bagëtive.
Në të njëjtën kohë, u konkludua se është e nevojshme të hartohen plane për masa emergjente në rast të zbulimit të organizmave të dëmshëm karantinë dhe shkëmbimit të përvojave, informacionit dhe njohurive midis autoriteteve kompetente në zonën fitosanitare nga të dy palët.
Po ashtu, ministrat ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin e grupit të formuar të punës të dy ministrive dhe të punojnë së bashku në kontrollin sistematik të dy vendeve në menaxhimin e rezervave të peshkut në Liqenet e Ohrit dhe të Prespës.

Të fundit