29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hashim Thaçi: Sapo e dekretova Abdulla Hotin për kryeministër

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi theksoi se sapo e dekretuar Abdulla Hotin për kryeministër të qeverisë dhe se këtë e ka bërë në përputhje me Kushtetutën, përcjell INA.

Kreu i shtetit bëri me dije se dekretimin ia ka dërguar kreut të LDK-së, pasi që paraprakisht ka marrë edhe letrën e tij për sigurimin e numrave për formimin e Qeverisë së re.

Duke filluar nga dita e sotme, që Presidenti Hashim Thaçi e ka dekretuar si kryeministër, Abdulla Hoti ka 15 ditë afat për të formuar qeverinë.

Ndërkohë, dje dhe sot janë formalizuar dhe nënshkruar koalicionet midis LDK dhe partive tjera AAK, NISMA, Lista Serbe dhe komunitetet. Pritet marrëveshja edhe me AKR-në e Pacollit.

Por nga ana tjetër, Vetëvendosje ka bërë të ditur se pret dekretin publik të presidentit dhe dërgimin e tij në Kushtetuese, për shkak se ky veprim vlerësohet si antikushtetues. VV beson se Gjykata Kushtetuese do të anulojë Qeverinë e Abdulla Hotit.

Formimi i kësaj të fundit u inicua pas votimit të mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti, nga 82 deputetë, që erdhi nga LDK, pas përplasjevem e VV-në.

Presidenti gjatë fjalimit të tij ka përshëndetur të gjitha institucionet për ballafaqimin e tyre me pandeminë e koronavirusit. (INA)

Të fundit