29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Haxhi 2022, BFI me njoftim të rëndësishëm për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit në Arabinë Saudite, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim.

Kushtet për regjistrim janë:

Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur pas datës 30.06.1957)
Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19
72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR

“Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve të sivjemë është i kufizuar, andaj në afat sa më të shkurtër regjistrohuni nëpër Muftinite përkatëse.Muftinitë e Bashkësisë Fetare Islame, këtë xhuma (06.05.2022), përmes nëpunësve fetarë nëpër xhami të bëjnë apel për regjistrimin e kandidatëve të sivjemë që kanë shprehur interesim për haxh”, thonë mes tjerash nga BFI.

Të fundit