Helmimi, gjuetia paligjshme ose tregtia e paligjshme janë ndër kërcënimet kryesore për kafshët e egra në vend. Shkaba egjiptiane dhe rrëqebulli ballkanik janë në prag të zhdukjes, kurse jo më pak të kërcënuar janë arinjtë, ujqit, dhelprat apo çakejtë. Megjithatë, pavarësisht se këto janë ndër nga arsyet kryesore për gjymtimin e kafshëve më të rrezikuara në vend, ende nuk ka asnjë lëndë të dokumentuar gjyqësore për krim ekologjik, sikurse nuk asnjë dënim të shqiptuar për vrasjen e ndonjë kafshe të egër, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Shkaba egjiptiane e cila është specie e rrezikuar globalisht, që po përballet me zhdukje nga i gjithë planeti, në Maqedoninë e Veriut ka vetëm 12 fole me çifte. Shkaba grifon ka vetëm shtatë, ndërsa ajo e zeza dhe me mjekër janë zhdukur prej kohësh. Shifrat nuk janë përmirësuar as të rrëqebullit Ballkanit, i cili aktualisht vlerësohet se ketë rreth tridhjetë individë të rritur. Madhësia e popullatave të tyre po zvogëlohen vazhdimisht gjatë viteve, kurse arsye për këtë janë disa faktorë.
“Kërcënimi më i madh për shkabën egjiptiane është helmimi, jo vetëm nga helmet që i shpërndajnë njerëzit e pandërgjegjshëm, por edhe nga preparatet veterinare me të cilat trajtohen kafshët shtëpiake, plumbi me të cilin vriten kafshët, pastaj ekziston rreziku nga linjat e energjisë elektrike që nuk janë të izoluara, si dhe qasja e reduktuar deri te ushqimi ose humbja e habitatit. Tregtia me zogjtë dhe vjedhja e vezëve nga foletë është gjithashtu rrezik jashtëzakonisht i madh”, tha Nenad Petrovski nga Shoqëria Ekologjike e Maqedonisë, organizatë që prej vitesh punon në projekte për mbrojtjen e kafshëve më të rrezikuara të egra.
Në manifestimin kushtuar rrjetëzimit të institucioneve shtetërore dhe organizatave të shoqërisë civile në luftën kundër krimeve ekologjike, që u organizua nga SHEM, Petrovski tha se në vend janë regjistruar 44 raste të helmimit të shpendëve grabitqarë, në të cilat nuk ka pësuar vetëm një kafshë por shumë prej tyre. Në rastin e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, ia dolëm të shmangim helmimin masiv të 8 shkabave dhe një katastrofë ekologjike të shkatërrimit të shpendëve që i bëjnë foletë e tyre në të gjithë Ballkanin. Ky rast nuk ka zgjidhje, fajtori për shpërndarjen e helmit jo që nuk është dënuar, por as nuk është gjetur.
“Kemi shumë mangësi në përballjen me krimin ndaj kafshëve të egra. Në vend nuk ka procedurë standarde dhe ambientalistët janë ata që më së shpeshti i zbulojnë, dokumentojnë rastet dhe i kërkojnë e alarmojnë institucionet. Nga ana tjetër, ata nuk kanë përvojë në trajtimin e krimeve ekologjike, kafshët e egra shpesh as nuk shihen si viktima, nuk ka protokoll për të dalë në terren apo për mbledhjen e provave. Shumë shpesh ne aktivistët vetë transportojmë kafshë të helmuara deri në laborator, gjë që nuk është procedurë e duhur nëse duam që një çështje të zgjidhet në gjykatë. Prokuroria Publike pothuajse asnjëherë nuk jep urdhër për të filluar procedurë, kallëzimet penale janë vetëm për autorë të panjohur, prandaj deri tani nuk kemi dënuar askënd. Ky institucion nuk i përgjigjet ftesave tona për bashkëpunim madje as në manifestimin e sotëm”, tha Petrovski.
Gjuetia e paligjshme është kërcënimi më i madh për rrëqebullin e Ballkanit. Vitet e fundit, 14 rrëqebuj janë vrarë nga njerëzit, dy në aksidente rrugore dhe vetëm një nga sëmundja. Programi për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit Ballkanik të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë ka filluar nga viti 2006, por pavarësisht të gjitha përpjekjet, numri i tyre është në rënie të vazhdueshme.
“Të paktën një deri në dy rrëqebuj në vit janë në shënjestër të gjuetarëve të paligjshëm, që është shumë sepse ka vetëm rreth tridhjetë të tjerë”, tha Dime Mellovski nga SHEM, duke theksuar se edhe pse janë të mbrojtur rreptësisht, këto kafshë pellushi ose vetëm gëzofi i tyre mund të të shihet e ekspozuar në restorante dhe hotele të famshme në të gjithë vendin.
Përveç gjuetisë së paligjshme, një nga kërcënimet më të mëdha për mbijetesën e rrëqebullit është gjuetia e drerit, lepujve dhe bricjapit të egër, që janë ushqimi kryesor i tij, si dhe qentë e egër që hanë gjahun e tij.
Problemet me krimin ekologjik kundër kafshëve të egra janë të pranishme në të gjithë Ballkanin dhe në Evropë. Dimitar Gradinarov, nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, ndau përvojat për dy raste të dokumentuara në këtë vend ku autorët u identifikuan e çështja përfundoi në gjykatë. Bëhet fjalë për shtetas të huaj dhe bullgarë, të cilët kishin një rrjet për vjedhjen e vezëve nga foletë dhe tregtinë e organizuar të shpendëve të mbrojtura në të gjithë Ballkanin, por edhe në BE. Ai vuri në pah se edhe në këtë vend ky lloj krimi nuk është prioritet për institucionet, kurse hetuesit dhe sistemi gjyqësor nuk kanë përvojë të mjaftueshme në trajtimin e tij.
“Tregtia e paligjshme e kafshëve të egra vlen miliarda,” tha Gajj Shorok nga Shoqëria Mbretërore për Mbrojtjen e Zogjve të Anglisë, duke shtuar se bëhet fjalë për një problem global, të cilin shumë vende po përpiqen ta zgjidhin.
“Çdo vit mbajmë një konferencë kushtuar krimeve mbi kafshët e egra dhe kemi njësinë kombëtare për krime mbi kafshët e egra që ka 18 punonjës të trajnuar, të cilët punojnë së bashku me autoritetet doganore dhe policinë. Një ekip special për zbulimin e trafikut të paligjshëm të kafshëve të egra punon në aeroportin Heathrow. Britania e Madhe ka edhe avokatë të specializuar që merren me këtë krim specifik dhe ne jemi pjesë e Rrjetit Evropian të Prokurorëve të Krimit Ekologjik”, vuri në pah Shorok.