29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hetime dhe sanksione për ahengjet në të cilat nuk respektohen protokollet shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe kërkon prej institucioneve kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sanksionojnë ahengjet në më shumë qytete për të cilat janë publikuar fotografi në rrjetet sociale ndërsa të cilat janë në kundërshtim me protokollet e rregulluara shëndetësore.

“Po shikoj fotografi në mediat sociale prej ahengjeve në më shumë qytete pa u respektuar protokollet dhe masat për mbrojtje nga Kovid-19. Kërkoj urgjentisht institucionet kompetente – MPB dhe inspektoratet kompetente të zbatojnë hetime dhe t’i sanksionojnë këto tubime në mënyrë të palejuar! Të rinjtë duhet në tërësi t’i respektojnë masat për mbrojtje nga koronavirusi, ta mbrojnë veten dhe të afërmit e tyre”, tha dje Filipçe.

Ai theksoi se ne jemi njëra ndër vendet e rralla i cili gjithë këtë periudhë ka protokolle për funksionimin e kompanive, bizneseve, objekteve hotelerie, plazheve, pishinave.

“Këto protokolle bazohen në parime të qarta epidemiologjike. Mbajtja e detyrueshme e maskave, mbajtja e distancës fizike është mënyra e vetme me të cilën ne do të dalim nga kjo krizë shëndetësore. Nëse u përmbahemi masave parandaluese numri i të sëmurëve do të ulet”, tha Filipçe.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski për MIA-n deklaroi se pas kontrollit të së premtes në Klubin “Avatar” në Strumicë nesër do të shtrohet padi penale në prokurorinë publike për shkak të mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë pandemisë së Kovid-19.

Përndryshe, përveç në Strumicë inspektorët kanë inspektuar edhe objekte të tjera në disa qytete në shtet.

Gjatë 24 orëve të kaluara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me masën e mosmbajtjes së mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar 296 shkelje, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

MPB u bën apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.

Në Krushevë, në prag të festës së Ilindenit presin që Komisioni për Sëmundje Infektive të tregojë si do të festohet dhe si do të zhvillohet manifestimi “10 Ditë Republikë e Krushevës”. ar/

Të fundit