03/07/2022
21.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hetimi ka përfunduar, vijon ekspertiza në dëshmitë për rastin “Reket”

Afera “Reket” është test thelbësor për sistemin e shtetit juridik dhe duhet të zgjidhet në mënyrë esenciale deri në fund, jo për shkak të Evropës, por, para së gjithash, për ne vetë. Nuk guxojmë t’i tolerojmë ndikimet eventuale anësore pa dallim nga cila anë vijnë. Këtë mesazh dje e ka dhënë presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e tretë plenar të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Kuvend.

Pendarovski si zhgënjyes e përmendi situatën që nga pavarësia e vendit e deri më sot ka shumë paragjykime për raste për korrupsion të lartë dhe sanksione të shqiptuara adekuate. “Të gjithë e dimë se keqpërdorime të tilla ka shumë. Ky fakt flet se krimi i lartë dhe korrupsioni janë fshehur dhe kemi etabluar kulturë të mosndëshkimit”, tha Pendarovski.

Sipas tij duhet t’u japim mbështetje maksimale institucioneve tona në luftën kundër korrupsionit, me qëllim që kultura e pavarësisë të bëhet një e kaluar. Për përballje të suksesshme me krimin dhe korrupsionin, porositi shefi i shtetit, është i nevojshëm bashkim i të gjithëve, nga pushteti, opozita, sektori i biznesit, shoqatat civile.

Prokuri publik Lubomir Janevski, dje deklaroi se procedura për ndriçimin e aferës së quajtur “Reket” po shkon në mënyrë gjithpërfshirëse, pa ndikime anësore me sigurimin e dëshmive relevante kundër të involvuarve në veprimet juridike penale.

Joveski në panelin “Si kundër korrupsionit” në suaza të Sesionit të tretë plenar të Konventës nacionale për BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u përqendrua në luftën kundër korrupsionit, Joveski tha se ai fenomen e bren çdo shoqëri dhe prandaj është e domosdoshme përballja efikase dhe atë jo vetëm, siç theksoi, për shkak të Brukselit apo aspiratave euroatlantike. por për shkak nesh, për shkak të qytetarëve dhe për shkak të shtetit.

Ish-prokuroja speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Reket”, pasdite me automjet policor dhe me shoqërim nga INP Burgu Shkup, ku edhe vuan masë paraburgimi, është sjell ne Prokurorinë e Përgjithshme për krim të organizuar dhe korrupsion. Janeva e shfrytëzoi të drejtën për të kryer shqyrtim në dëshmitë për rastin “Reket”, i cili ka zgjatur më shumë se tre orë. Pastaj me automjet policor dhe shoqërim është kthyer në burg. Avokatët e saj Irena Fërçkovska dhe Delo Kadiev vazhduan me ekspertizën e dëshmive për rastin.

Kadiev pas daljes nga Prokuroria ka thënë se sot e kanë filluar rishikimin e dëshmive dhe se do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa me siguri edhe të hënën. “Kemi filluar me mbikëqyrjen e dëshmive. Në disa pjesë ka qenë e pranishme edhe Katica Janeva dhe pastaj do të duhej të kthehet prapa në burgun e Shutkës. Ne kemi vazhduar deri vonë, por nuk arritëm të përfundojmë me të gjithë, do të vazhdojmë edhe nesër, ndërsa me siguri do të mbetet edhe për të hënën”, ka thënë Kadiev.

I pyetur pse Janeva është kthyer në burg, Kadiev ka thënë se burgu ka rendin e vet shtëpiak dhe se ata nuk kanë pasur asnjë vërejtje në atë dhe janë pajtuar të vazhdojnë si mbrojtës të tyre.

Prokurorja kompetente nga Prokuroria Themelore e Përgjithshme për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska në fillim të javës nga analiza e përgjithshme të materialeve të mbledhura dhe fakteve verbale informoi se ka përfunduar procedura hetuese për “Reket” dhe po skadon afati prej 15 ditësh për shqyrtim te dëshmive për personat e parë të dyshuar dhe e drejta e mbrojtjes për të propozuar dëshmi në favor të të akuzuarve.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion rastin “Reket”, e hapi në korrik të këtij viti, kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, që më pas hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski – Kiçeec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak. .

Të fundit