29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hetimi për Muhamed Zekirin, Ruskoska: Ka prova për vepër penale, hetimi mund të zgjerohet

Krye prokurorja e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska thotë se me muaj ka zgjatur hetimi ndaj sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Muhamed Zekiri dhe dy shtetasve tjerë kroatë. Ajo thotë se ka prova të mjaftueshme se është kryer vepër penale.

“Hetimi zgjati disa muaj, inspektorët punuan së bashku me kolegen për mbledhjen e provave. Nuk mendoj se këto janë përplasje politike, ka prova të mjaftueshme për vepër penale. Dy ditë para hapjes së hetimeve, njëri nga të dyshuarit është larguar nga vendi. Dëmi i buxhetit është rreth 57 milionë denarë.

Ruskoska nuk e përjashton mundësinë që hetimi të zgjerohet.

“E hapëm të enjten pasdite, ku do të na çojë, do të shohim. Mund të zgjerohet gjithmonë. Nuk do ta shikojmë në top të kristalit (nuk do të parashikojmë), prandaj hetimi është duke u zhvilluar”, tha Ruskoska për tv24.

Të fundit