29/03/2024
18.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Historike! Kryetari i Komunës së Zhelinës nënshkruajti Memorandumin për projektin e rradhës

Shumë lajme të mira për bashkqytetarët tanë!

Dje, më 02 Mars 2020, kryetari i Komunës së Zhelinës nënshkruajti Memorandumin për mirëkuptim për projektin e ndërlidhjes së rrugëve lokale, si rezultat i kredisë të marrë nga Banka Botërore, përmes Qeverisë së RMV-së, implementuar nga Ministria e Trasportit dhe Lidhjeve, në vlerë prej 45.660.613 denarë.

Rrugët të cilat përfshihen në këto projekte të fituara nga Komuna e Zhelinës përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve janë:

?? Rruga lokale Zhelinë》Pallaticë me gjatësi prej 1870 m dhe gjërësi 5.5 m;

?? Rruga lokale Pallaticë》Uzurmisht me gjatësi prej 1600 m dhe gjërësi prej 5.5 m;

?? Rruga lokale brenda Kapazhdollit me gjatësi 900 m dhe gjeresi 4.2 m;

?? Rruga lokale Zhelinë 2A m gjatësi prej 660 m aksi kryesorë dhe 200 m gjatësi aksi nr.1.
Gjërësia e rrugës do të jetë nga 3.5m deri 5 m;

?? Rruga lokale brenda Treboshit me gjatësi 619 m dhe gjeresi prej 5.5 m. /TV KOHA/

Historike!

Të fundit