16/04/2024
18.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hoxha: Shqiptarët duhet të kenë opsion për opozitë

Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, në një kolumnë për gazetën “Koha” theksoi se në përputhje me vendimin e qytetarëve, shqiptarët nuk duhet të lihen pa opozitë dhe se ata duhet të kenë një opsion të tillë.

Nëse të gjitha partitë shqiptare dëshirojnë të jenë pjesë e Qeverisë, unë do të loboja me bindje të plotë në subjektin politik ku punoj, lëvizjen Besa edhe krahas faktit se ne jemi fitues dhe siguruam mandat përmes koalicionit “Mundemi”, të shqyrtohet mundësia me deputetët tanë të kalojmë në opozitë, shkroi Arianit Hoxha.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik, përbërja e re parlamentare u konstituua katër ditë më parë dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës Presidenti duhet të japë mandatin për të formuar Qeverivë. Mandatari, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, paraqet një program në Kuvend dhe propozon përbërjen e Qeverisë. mb/

Të fundit