28/03/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hua: Kina e mbështet hetimin e OBSH-së, por është kundër politizimit të pandemisë

Kina kumtoi se i mbështet përpjekjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ta hetuar prejardhjen e Kovid-19, si dhe se është kundër tentimeve të SHBA-së dhe disa vendeve që kjo çështje të politizohet dhe të sulmohet Pekini.

Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çinjang duke e komentuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Tramp, i cili e krahasoi epideminë me Perl Harbor dhe sulmet nga 11 shtatori, theksoi se SHBA-ja lufton kundër koronavirusit të ri, e jo me Kinën.

Ajo për pohimin e sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo se virusi e ka prejardhjen nga laboratori në Vuhan, theksoi se kjo është edhe një gënjeshtër në sulmet e tija të vazhdueshme ndaj Pekinit.

“Kina është transparente kur bëhet fjalë për epideminë me koronavirusin, ndërsa politikanët amerikanë japin akuza të pabaza kundër Kinës”, theksoi Hua. fb/

Të fundit