24/05/2022
17.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim i “Megjashi” për të drejtat e fëmijëve në vend

Ambasada e fëmijëve “Megjashi” sot do të prezantojë të dhënat nga hulumtimi për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në vend, i cili është realizuar në periudhën qershor-korrik 2020 nga ekipi hulumtues i fëmijëve dhe të rriturve.

Nga “Megjashi” bënë të ditur se hulumtimi ka siguruar të dhëna gjithëpërfshirëse për shumë aspekte të jetës së fëmijëve në shtet, problemet me të cilat ballafaqohen ata dhe punët të cilat sipas tyre duhet të përmirësohen.

“Këto të dhëna do të shërbejnë si pikë nisëse në përgatitjen e Raportit Alternativ të Fëmijëve për gjendjen me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni, i cili do të parashtrohet deri te Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 2020”, bëri të ditur Ambasada e Fëmijëve. fc/

Të fundit