25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hulumtim: Reformat në gjyqësor në gjysmë rruge mes ligjeve dhe praktikës

Reformat në gjyqësor janë në një nivel, në të cilin kuadri ligjor është pothuajse plotësisht i rrumbullakosur, me ç’rast BE-ja shpreh kënaqësi nga shkalla e ndryshimeve, partitë janë me qëndrime tërësisht të kundërta, por njëjtë edhe disa ekspertë të cilët janë të ndarë në zgjidhje të caktuara.

Këto janë gjetjet kryesore të studimit të kryer në këtë temë nga Fondacioni Metamorfozis në kuadër të projektit rajonal, në të cilin në nivel vjetor vlerësohet shkalla e përparimit në disa fusha kryesore, të rëndësishme për afrimin e vendit drejt BE-së.

“Shikuar sipas zonave, segmentet më të rëndësishme të përparimit janë bërë brenda kornizës ligjore, i cili me miratimin e Ligjit të ri për Prokurorinë Publike tani është përfunduar edhe në praktikë në punën e Këshillit gjyqësor të RMV, i cili duket se më në fund funksionon, kështu që filluan me shqyrtim të përforcuar të ankesave, për vetë gjyqtarët, dhe me shkarkime, përfshirë shkarkimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, qëndron në studim.

Nga segmentet tjera, ndër të tjera theksohet se gjyqësori dhe prokuroria vazhdojnë të përballen me fonde të pamjaftueshme, megjithëse për sa i përket prokurorisë, nënvizohet, ligji tani është më preciz dhe përcakton financimin me të paktën 0.4 për qind të Buxhetit të RMV çdo vit.

Hulumtimet kanë treguar që problemet e personelit janë të përbashkëta si për gjyqësorin ashtu edhe për prokurorinë. Vlerësohet se të dy segmentet kanë mungesë të një numri të madh të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mënyra e pranimit të të rinjve, theksohet në studim, mbetet e njëjtë siç u përcaktua vitin e kaluar, gjegjësisht Akademia për gjyqtarë dhe prokurorë është porta e vetme dhe parakusht për promovimin e kuadrit të ri.

Theksohet se vetingu i gjyqtarëve mbetet në lojë nga ana e politikanëve, ekspertët kanë folur qartë kundër tij, ndërsa deri më tani zbatohet i ashtuquajturi vetingu i butë, gjegjësisht verifikimi i një numri të caktuar të gjykatave, siç theksohet, nga ana e Komisionit të antikorrupsinot. mb

Të fundit