20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Humb jetën nga korona virusi 15 vjeçarja nga fshati Sellcë

Tragjedi e rëndë në fshatin Sellcë.Në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ka ndërruar jetë një vajzë 15 vjeçare nga virusi covid 19.Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja në gjendje të rëndë klinike është sjellur në këtë klinikë, pasi që 13 ditë paraprakisht ka qenë më simptoma të sëmundjes.Para se të trajtohej në spital, pacientja ka patur shtërngime 10 ditë më rradhë.Sipas raportit mjekësor.Bëhet fjalë për rast të rëndë.Testi ka rezultuar pozitiv sepse sipas rrëfimit të babait të pacientës, edhe nëna e saj kishte vdekur nga kovid 19.

Ndërkohë, nga spitali I Tetovës bëjnë të ditur se gjithsej gjatë 24 orëve të fundit janë hospitalizuar 105 persona, ndërsa 102 pacient janë me oksigjen.16 pranimë të reja janë bërë nga ora 19 e ditës së djeshme e deri në orën 7 të mëngjesit të ditës së sotme.Gjithsej janë kryer 185 kontrolle mjekësore, ndërsa kanë vdekur gjashtë persona.Sipas njoftimit nga Qendra Kovid në Spitalin Klinik të Tetovës, personi më i ri që ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit është I vitit 1966, kurse më I moshuari është lindur në vitin 1936.

Të fundit