25/09/2023
20.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Humb jetën papritur 20-vjeçari në plazhin e Velipojës

Një 20-vjeçar nga Shkodra është mbytur në plazhin e Velipojës.

Mësohet se i riu ka dalë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore. Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, duke i dhënë ndihmën e parë, por 20 vjeçari nuk ka arritur që të shpëtojë.

Ky është rasti i parë i mbytjes së një pushuesi në plazhin e Velipojës në këtë sezon turistik.

Policia njofton se ‘rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore.

Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës’.

Të fundit