18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hungaria vendos kufizime të reja në kufij për shkak të koronavirusit

Hungaria që nga pasnesër, 15 korrik, vendos masa të reja kufizuese përgjatë kufijve të saj për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit në disa vende, njofton shefi i Kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Për shkak të tejkalimit të epidemisë së koronavirusit në vend, Hungaria i ka lehtësuar masat kufizuese, duke i hapur kufijtë për udhëtarët nga vendet evropiane, si dhe për vendet fqinje jashtë BE-së.

Sipas rregullave të reja, shtetasit hungarezë që kthehen nga vendet me rrezik të lartë, të cilat janë të ndara në vende me rrezik “të verdhë” dhe “të kuqe” nga infeksioni, në kufi do të duhet të kryejnë kontroll të detyrueshëm mjekësor dhe karantinë të detyrueshme 14-ditore. Kjo masë mund të shmanget vetëm pas dy testeve të njëpasnjëshme negative, të kryera në pesë ditët e mëparshme.

Nëse të huajt hyjnë nga vendet “e verdha”, do t’i nënshtrohen rregullave të njëjta.

Megjithatë, ata që vijnë nga vendet e shënuara si “të kuqe” për shkak të rrezikut të lartë nga Kovid-19, si Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Ukraina, nuk do të lejohen të hyjnë.

Qytetarët e Serbisë, Bullgarisë, Portugalisë, Rumanisë, Rusisë, Suedisë dhe Mbretërisë së Bashkuar janë mes vendeve “të verdha”.

Transiti dhe transporti i mallrave nuk janë të përfshira në kontrollet e detyrueshme mjekësore, testet dhe izolimet.

Deri më tani, autoritetet hungareze kanë raportuar për gjithsej 4.234 raste të infeksionit dhe 595 vdekje. mb/

Të fundit