25/04/2024
7.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve

Qeveria në seancën e djeshme solli Dekret për ndryshim të Ligjit për marrëdhënie të detyrimeve. Sipas Dekretit, shkalla e interesit të gjobitjes përcaktohet në nivel vjetor në vlerë të shkallës së interesit nga instrumenti bazë nga operacionet e tregut të hapur të Bankës Popullore (shkalla referente), që ka vlejtur në ditën e fundit të muajit paraprak, e rritur për pesë pikë përqindje në kontratat tregtare dhe marrëveshjes mes tregtarëve dhe personave të të drejtës publike, gjegjësisht e rritur për katër pikë përqindje në kontratat në të cilat të paktën njëri person nuk është tregtar.

Kur obligimi në para është i shprehur ose i përcaktuar në valutë të huaj, shkalla e interesit të gjobitjes përcaktohet për çdo muaj në vlerë të shkallës njëmujore të Euriborit për euro që ka vlejtur në ditën e fundit të muajit paraprak, e rritur për pesë pikë përqindje në kontratat tregtare dhe kontratat mes tregtarëve dhe personave të të drejtës publik, gjegjësisht është rritur për katër pikë përqindje në kontratat në të cilat të paktën njëri persona nuk është tregtar.

Gjatë llogaritjes shfrytëzohet shkalla e fundit e referencës e konfirmuar dhe e publikuar në ueb faqen e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sjellja e këtij Dekreti është me qëllim që të lehtësohen kushtet për punë dhe pagesat e sektorit real ekonomik, si dhe të qytetarëve në shtet në kushte të gjendjes seriozisht të prishur ekonomik dhe likuiditetit të subjekteve juridike, si pasojë e pamdemisë KOVID-19 dhe në kushte të ashpërsimit të çdo ditshëm të masave të Qeverisë në shtet, që e kufizon lëvizjen normale të qytetarëve dhe funksionimin e sektorit real”, thekson pres-shërbimi qeveritar. fb/

Të fundit