18/04/2024
5.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

I merret pasaporta të punësuarit në “City Mall” i cili alarmoi rrejshëm për bombë

Prokuroria Themelore në gjykatë ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së kujdesit, për të punësuarin në “City Mall”, i cili dërgoi alarm të rrejshëm për bombë në këtë qendër tregtare.

I dyshuar 19-vjeçar, ka qenë i punësuar në qendrën tregtare përmes agjencisë të angazhuar për sigurim të objektit.
Nga celulari i tij, ai më 29 janar është futur në faqen “www.globefone.com” dhe mbikëqyrësit të tij i ka dërguar mesazh me përmbajtje: “lëshone qendrën, ka bombë”.

Mbikëqyrësi menjëherë e ka njoftuar policinë, me çka është organizuar edhe evakuimi i vizitorëve dhe të punësuarve, ndërsa gjatë kontrolleve nuk u gjet asgjë.

“Kundër të dyshuarit është ngritur procedurë për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’, edhe pse e ka ditur se vepër e tillë nuk është bërë”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Të fundit