20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

I punësuari në sigurimin e “City Mall” rrejshëm ka alarmuar për bombë, që të bëjë shaka me shefin

Dy të punësuar të rinj në sigurimin e “City Mall”, kanë paraqitur te shefi se në objekt ka të vendosur bombë, pasi që kanë dashur të bëjnë shaka me të, thonë burimet nga Prokuroria dhe Policia për ngjarjen e djeshme në qendrën tregtare kur të gjithë të punësuarit dhe vizitorët u evakuuan, njofton Portalb, përcjell GazetaExpress.

Paraqitësi, jo vetëm që nuk ka treguar se ai është lajmëruesi i rrejshëm, por derisa është bërë rrëmujë edhe ai ka marrë pjesë aktivisht në evakuimin.

Hetimi menjëherë e ka zbuluar paraqitësin e rrejshëm, nëpërmjet aplikacionit celular, të cilin ia ka dërguar shefit të tij.

Ditën paraprake, i dyshuari i dytë, të njëjtën shaka ia ka bërë shefit të tij, me porosi anonime, se ka vendosur bombë nën automjetin e tij.

Ndryshe, në Qendrën Tregtare “Citi Mall” dje ka pasur paraqitje për bombë dhe me këtë rast janë evakuuar të gjithë të punësuarit dhe vizitorët. Megjithatë, Ministria për Punë të Brendshme konfirmoi se thirrja që raportonte se në “City Mall” ka bombë, ishte e rrejshme.

Zyrtarët policorë nga Drejtoria për siguri publike pranë MPB-së arrestuan dy persona në lidhje me raportimin e rrejshëm për bombë në Qendrën tregtare “City Mall” në Shkup.

MPB-ja bën të ditur se të dyshuarit e arrestuar janë 19 vjeçari P.C. dhe 19 vjeçari A.D./GazetaExpress/

Të fundit