27/05/2022
17.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ia mësynë Kievit, por u penduan – dhjetëra tanke ruse shkatërrohen nga pritën e organizuar nga mbrojtja ukrainase

Pamjet e realizuar nga ajri me dron dhe që janë publikuar nga ushtria ukrainase gjatë të enjtes, shfaq tanket ruse që hidhen në erë në një pritë të organizuar rrugës drejt kryeqytetit ukrainas – Kiev.

Dhjetëra tanke dhe mjete tjera të blinduara të ushtrisë ruse, janë parë duke shpërthyer nga një sulm i organizuar nga mbrojtja ukrainase që përdori artileri, bomba e mina për t’i neutralizuar.

Sipas zyrtarëve ukrainas të mbrojtjes, konvoji i ushtrisë ruse po transportonte armë që ndalohet përdorimi i tyre mbi civilë.

Pamjet shfaqin mbi 35 tanke ruse dhe mjete tjera të blinduara, që po lëviznin drejtë Brovary në lindje të periferi të Kievit.

Konvoji u ndalë për shkak të shpërthimeve në rrugë – duke tentuar të rikthehen, por që ishte tepër vonë.

Ushtria ukrainase fillimisht goditi tankun e parë dhe të fundit, të konvojit me qëllim që të tjerat t’i bllokoj dhe të mos munden të lëvizin. Më pas filloi shkatërrimi edhe i tankeve tjera.

Të fundit