29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Iceva: Investimi në digjitalizim është kyç për përparimin e vendit

Prioritet kryesor i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë digjitalizimi si në arsim ashtu edhe në përvojat e përgjithshme. Këto hapa do të ndihmojnë vendin të krijojë kushte për përdorim më të madh të teknologjive avancuese, ka thënë Kati Iceva, udhëheqës inxhinierik në Azure Stream Analytics në gjigantin amerikan të softuerit “Majkrosoft” në intervistën për MIA-n.

Gjatë kësaj jave u mbajt Samiti dyditor “Maqedonia 2025”, tubim rajonal që shërben si platformë për shpërndarjen e dijes, lidhje të organizatave dhe inspirime për ndryshime në Evropën Juglindore. Pjesëmarrëse e Samitit ka qenë edhe Iceva e cila ka folur në panel diskutimin për mbështetjen e grave në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë).

“Unë u rrita në Maqedoni dhe këtu u arsimova dhe mendoj se kjo ka qenë një nga faktorët që më ndihmoi më tej në karrierë. Që e vogël e doja shumë matematikën dhe garoja në matematikë dhe fizikë dhe kjo më çoi të studiojë teknikën kompjuterike në fakultetin e elektroteknikës dhe teknologjisë informatike. Pjesa e dytë ka qenë që në kohën e studimeve ku kam qenë e përfshirë në organizatën IAESTE dhe jam shumë e lumtur që ende është aktive për shkëmbim të studentëve dhe zhvillim teknik. Kam pasur mundësi të jem praktikante në Gjermani, Japoni dhe Islandë dhe kështu kam marrë përvoja ndërkombëtare…Në Majkrosoft kam punuar në pjesë të ndryshme të teknologjive të ndryshme, por çdoherë pranë teknologjisë dhe tani jam udhëheqës inxhinierik në Azure Stream Analytics, që është pjesë e Microsoft Cloud.

Në pyetjen se si e përshkruan gjendjen e grave në këtë profesion dhe si të inkurajohen për përfshirje më të madhe, Iceva me përgjigje se fatkeqësisht përfaqësimi i grave në STEM është e pamjaftueshme dhe kjo është e vërtetë këtu në vend, në SHBA bile edhe në Majkrosoft.

“Mendoj se ne duhet të provojmë edhe ta përmirësojmë gjendjen. Shumë hulumtime janë bërë se çka duhet të bëjmë dhe të përmirësohet kjo gjendje. Një është të punohet në vetëbesim të femrave që në moshë të vogël, kjo do të thotë t’u jepet mundësi që më shumë të përfshihen në STEM në ato vite të hershme, pasi nëse shohin sukses do të motivohen dhe do të kenë më shumë vetëbesim se atë mund ta bëjnë. Pjesa e dytë është rreth stereotipave për gratë në STEM dhe përgjithësisht për profesionet në STEM se çka bëjnë njerëzit që punojnë këtë profesion. Mendoj se është me rëndësi të japim më shumë shembuj pozitiv të grave në STEM”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se në vitet e kaluara ka pasur mundësinë të marrë pjesë në Samitin dhe të dëgjoj shumë tregime të suksesshme dhe këtë e ka vlerësuar si inkurajues.

“Jo vetëm që ishin tregime të suksesshme, por dëgjova për teknologji që janë të reja dhe më progresive. Që të vazhdojë të rritet perspektiva me rëndësi është të rritet fokusi në arsim dhe në digjitalizim të mbarë sistemit. Kjo ka të bëjë me kompanitë dhe sektorët publik, por edhe të gjitha aspektet e jetës.

Se çka mund të ndikojë në përmirësimin e prosperitetit të vendit, Iceva këtë e ndërlidhë me një thënie të Satja Nadelës, drejtore ekzekutive në Majkrosoft e cila thotë se “zhvillimi i një vendi varet nga arsimi, inovacioni dhe shfrytëzimi i teknologjive të avancuara”.

“Rezultatet nuk mund t’i shohim menjëherë, por mund të ndihmojë vendin të vihet në plan të parë dhe të drejtë”, shton Iceva.

Të fundit