24/04/2024
14.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Identifikohet alpinisti që vdiq në Malin Sharr

Qendra për Menaxhim me Kriza në Maqedoni ka publikuar pamje nga aksioni i shpëtimit të dy alpinistëve në Malin Sharr, ku fatkeqësisht njëri u gjet i vdekur, bëhet fjalë për 28 -vje-arin S.F nga Belgjika.

Nga QMK njoftuan se alpinisti i cili ka raportuar për aksidentin është gjetur që mbrëmë rreth orës 20:00 dhe i njëjti është dërguar në spital rreth orës 03:00 së bashku me komandantin e Njësisë Speciale të MPB-së i cili gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë aksion-shpëtimit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Janë gjetur dy personat e zhdukur në shpatet e malit Sharr në zonën pranë “Majës së Titos”. Njëri prej tyre është gjetur diku pas orës 20:00 dhe nga ana majës së Titos rreth orës tre është dërguar në Kodrën e Diellit, e më pas në spital. Së bashku me të në spital është dërguar edhe shefi i SPB Tetovë, i cili ka pësuar lëndime trupore. Për gjetjen e personit tjetër në vendngjarje është dërguar një ekip i njësisë speciale të MPB-së nga ana tjetër, pra përmes Leshnicës dhe pas disa orësh kanë arritur të lokalizojnë dhe gjejnë personin e dytë i cili ra nga shkëmbi”.

“Personi i dytë i gjetur është i vdekur dhe ndodhet ende në vendngjarje. Që të njëjtit të transferohen, paraprakisht duhet të kryhen procedurat e duhura”, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza./Telegrafi/

Të fundit