Lajmi i Ditës Rajon

Idriz Sulejmani kandidon për ulëse në Parlamentin e Kroacisë

21:29 | 26 Qershor 2020
Politikani shqiptar Idriz Sulejmani është duke kandiduar për zgjedhjet parlamentare në Kroaci.

Ai fushatën e ka bërë edhe nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët, shkruan portali arbresh.info.

Prandaj edhe shumica e shkrimeve të tij në rrjete sociale janë në gjuhën shqipe.

“Fushatën parazgjedhore për ta kërkuar besimin tek qytetari e kam vazhduar në Zagreb. Secilin nga ata që e kam takuar me shumë dashuri dhe rrespekt i ndajn minutat nga puna e tyre e përditshme për të pirë kafen bashkarisht dhe për të shtjelluar problemet që i përcjellin në bizneset e tyre të vogla dhe të mesme. Rrespekt për ata që tërë jetën me përkushtim dhe djersë kanë mbajtur familjet pa ua shtrirë dorën askujt. Jam krenarë me ju bashkëkombas të mi!”, shkruan Sulejmani.

Motoja e Sulejmani është “Të bashkuar për ndryshim” dhe ka numrin 6./arbresh.info/

 

Related posts

COVID-19, Qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore

Televizioni Koha

Osmani: Viti 2020, vit i Ballkanit Perëndimor

Televizioni Koha

Babovski: Deri në fund të korrikut mund të aplikohet për subvencione në bujqësi sipas Programit të vitit 2020

Televizioni Koha

Leave a Comment