23/04/2024
7.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilaçi “Ivermektin” prej sot i qasshëm në barnatore

Ilaçi “Ivermektin” prej sot është i qasshëm për qytetarët në barnatore, informoi Ministria e Shëndetësisë. Ky ilaç mund të merret vetëm me recetë mjekësore nga mjeku amë ose mjeku specialist.

Siç theksoi Ministria, ilaçi mund të përdoret në mjekim shtëpiak dhe spitalor dhe të merren në mënyrë parandaluese, vetëm me rekomandim të mjekut, nëse personi ka qenë në kontakt me person pozitiv në kovid.

Ilaçi ERMETIN (ivermectin) tabletë 3 mg x 10 në paketim, prodhim i “World Medicine Ilac San.Ve.Tic” nga Turqia në barnatore me çmim të shitjes me pakicë kushton 299 denarë.

“Shumë studime klinike të cilat e evaluojnë efikasitetin e ivermektinit tek pacientët me COVID-19 janë në vijim dhe ose rezultatet e tyre përfundimtare nuk janë publikuar ende në revistat shkencore, por rezultatet paraprake sugjerojnë që ivermektini ka një efekt të dobishëm në profilaksinë e COVID-19 tek personal e eksponimit, si dhe në terapinë e pacientëve me pasqyrë klinike të lehtë, mesatare-të rëndë dhe të rëndë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të fundit