23/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilire Dauti: Më 12 prill patjetër të ndodhë ndryshimi (VIDEO)

Gjatë qëndrimit në Berlin të Gjermanisë, ku Aleanca për Shqiptarët ka filluar bashkëbisedimin me diasporën shqiptare atje, zëdhënësja e ASH-së, Ilire Dauti në një fjalim rasti në këtë tubim u shpreh :
“Në Maqedoninë e Veriut për 18 vite egziston një disproporcion apo një mos harmonizim të asaj që thuhet nga përfaqësuesit të cilët vetëm emri ju mbeti përfaqësuses sepse nuk arritën të përfaqësojn me të vërtet interesat e shiptarëve të RMV dhe asaj që bëhet realisht, domethënë ka dallim shumë të madh ndërmjet asaj që thuhet dhe veprohet. Deklarativisht ata shprehen se ishin për inkuadrim të RMV në NATO, mirëpo në ditën e 27 prillit kur u votu asaj kohe e ashtuquajtur qeveri reformatore sepse e tillë nuk arriti që të bëhet, pikërisht kryetari i tyre nuk ishte aty ku duhej të ishte, nga ana tjetër ata vazhdimisht deklarohen se janë për integrim të RMV në BE megjithatë asnjë moment nuk marrin parasysh kriteret të cilat ju duhen qytetarëve dhe ti zbatojnë edhe në vend”,

Poashtau ajo tha se më 12 prill ndryshimi është shumë i nevojshëm dhe se BDI duhet të shkoj në opozitë.

“Më 12 prill ka nevojë që me të vërtet të vije ndryshimi që është i domosdoshëm dhe definitivisht kjo klasë politike dhe politikanësh që nuk njohën asgjë tjetër përveç interesit të tyre personal kanë nevojë definitivisht të largohen nga skena politike, të çohen në opozitë se qytetarët dhe populli nuk ka nevojë për ata” – u shpreh Dauti. /Fol.mk

Të fundit