23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ilire Dauti: Në Bogovinë ka zero borxhe dhe 9.3 milionë euro investime falë Albon Xhemailit

Deputetja Ilire Dauti, sonte nga Bogovina u shpreh se me 17 tetor ata të cilët do të votojnë për opsionin “Pastër” do të mund t’i shohin fëmijët dhe familjarët në sy, pikërisht nga ajo ndjenja që do të krijohet se sa kanë qenë të pastër në vendimin për të votuar numrin 6, njofton In7.tv

“Jam shumë e vetëdijshme se ky term mbi gjitha ju takon sidomos juve banor të Bogovinës, sidomos kryetarit Albonit, sepse mbi gjitha ju identifikon edhe juve për rezistencën që bëtë për ujë të pastër në vendbanimet tuaja”, tha deputetja Dauti.

Ajo tha se obstruksionet kanë qenë shumë të mëdha, por se kryetarët e opozitës e dëshmuan veten me punë në komunat të cilat i udhëheqin.

“Nga viti 2017 deri tani në shtet është rritur borxhin publik për 1.3 miliardë euro, zotri Alboni arriti që shumë pastër të udhëheq në aspektin financiar komunën e Bogovinës. Zero borxh publik dhe 9.3 milionë euro investime”, deklaroi Ilire Dauti.

Ilire Dauti tha se subjektet politike Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me veprimet e tyre kanë arritur që ta ngjallin ndjenjën e shpresës tek qytetarët.

Të fundit